Princi Charles u zemërua keq me Meghan për këtë çështje

Meghan Markle mbeti e fyer pas një pyetjeje nga Princi Charles, i cili ishte i zemëruar me të. Dukesha e Sussex dhe burri i saj Princi Harry ishin në mosmarrëveshje me Princin Charles nga fillimi, sipas librit të ri shpërthyes të biografit Tom Bower për çiftin Sussex.

Libri “Revenge: Meghan, Harry and the War Betëeen the Windsors” përshkruan prishjen e marrëdhënieve midis Meghan-it dhe Harry-t me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Princi Charles dyshohet se ishte irrituar nga paraqitjet e Thomas Markle në media, ku ai kritikoi hapur familjen mbretërore dhe ndezi më tej tensionet midis familjes mbretërore dhe Meghan. Gjatë një jave në korrik 2018, Bowers pretendon se Princi Charles me zemërim e pyeti djalin e tij:

“A nuk mund të shkojë ajo ta takojë dhe ta bëjë atë të ndalojë?”

Princi i Uellsit dyshohet se e qortoi Princin Harry në lidhje me veprimet ose mungesën e veprimeve të Meghan-it në vitin 2018.

Libri më tej pretendon se Princi Charles dhe Mbretëresha e kishin të vështirë të besonin se Meghan nuk ishte në gjendje ta zgjidhte problemin me babanë e saj dhe ata donin që ajo të fluturonte në SHBA për t’u pajtuar me të – por kjo u refuzua plotësisht.

Sipas librit, Meghan tha:

“Ishte krejtësisht joreale të mendoja se mund të fluturoja në mënyrë diskrete për në Meksikë, të mbërrija pa paralajmërim në pragun e tij, në një vend dhe vendbanim që s’e kisha vizituar ndonjëherë, në një qytet të vogël kufitar…dhe të shpresoja të flisja privatisht me babain tim pa shkaktuar një furi vëmendjeje dhe ndërhyrjeje mediatike që mund të sillte më shumë siklet për familjen mbretërore.”

Meghan dhe Harry u martuan në vitin 2018 dhe njoftuan se do të tërhiqeshin si anëtarë të familjes mbretërore në janar 2020, më vonë u transferuan në Kaliforni.

Share With:
Translate »
146 Views