Princi George do punojë gjithë verën dhe ja çfarë pune do bëjë

Të qenit trashëgimtar i fronit të Mbretërisë së Anglisë të bën princ, por nuk të jep të drejtën për të mos punuar.

Princi George, edhe pse vetëm 9 vjeç, do të punojë gjatë gjithë pushimeve të verës. Kate dhe William ia kanë përshtatur detyrën brenda pallatit mbretëror dhe në bazë të moshës së tij, por edhe aftësive dhe pasionit. George do të kujdeset për kafshët e fermës. Charlotte dhe Louis mund ta ndihmojnë në çfarëdolloj momenti nëse ai do të ketë nevojë.

George e ka treguar gjithmonë dashurinë për kafshët. Si në 2020-ën, gjatë izolimit kur shiti disa ëmbëlsira për të mbledhur para për të ndihmuar faunën e savanës.

Në punën e re do t`i duhet të zgjohet në mëngjes herët nga zilja e orës pasi kafshët duan të hanë.

Share With:
Translate »
193 Views