Princi Louis duket fiks si e ëma në këtë foto të fëmijërisë së saj

Pas shumë muajsh mundëm të shihnim sërish princin Louis në fotot zyrtare të familjes mbretërore për ditëlindjen e 70-të të princit Charles. Ai dukej i qeshur në krahët e të ëmës, i veshur me ngjyrën e bardhë dhe blu. Kjo ishte hera e dytë që mundëm të shihnim princin e vogël, që prej pagëzimit të tij në muajin korrik. Ajo që të gjithëve na bëri përshtypje nga këto foto, ishte ngjashmëria e madhe e tij me të ëmën Kate.

Një foto e Kate në moshën e Louis është provë e pakundërshtueshme për ngjashmërinë mes tyre. Fotoja e shkrepur në vitin 1983, tregon qartë dukeshën me faqet e mbushura dhe vetullat e rrudhura, fiks si djali i saj i vogël. Ndërsa, nëse analizojmë pamjen e princit George, kur ishte vetëm disa muajsh, mund të themi që është një kopje e të atit, William.

Kjo është një foto e princit William në vitin 1983.

Ndërsa, kjo është një foto e princit George në të njëjtën moshë.

Gjykojeni vetë!

Share With:
Translate »
1320 Views