Princi Philip i vetmi që mbajti anën e Dianës pas divorcit me djalin e tij
Divorci i Princit Charles, pretendent për fronin, me Dianën përbënte një skandal për kohën. Ishte viti 1992, ata kishin bashkë dy fëmijë dhe arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e Charles me Camilla-n.
Diana e zbuloi tradhtinë në 1989-ën, u ndanë në 1992-shin, por Charles e pranoi lidhjen paralele me Camilla-n vetëm në 1994-ën.
Ngjarja krijoi paqartësi mes shumë mbretërorëve, por jo tek Philip. Babai i Charles i kishte idetë të qarta dhe ishte pozicionuar në anën e nuses së djalit, ose ish-nuses tashmë.
“Unë nuk e imagjinoj dot ç`i tha mendja që të të linte ty për Camilla-n” dhe “Charles u tregua budalla që rrezikoi gjithçka, në pozicionin që ndodhet, vetëm për Camilla-n. Nuk e kishim menduar kurrë se mund të arrinte deri këtu”, shkruante mes rreshtash Philip.
Ai dhe Diana nuk kishin ndonjë marrëdhënie të afërt gjatë martesës së saj me Charles, ama pas ndarjes, Philip e ka mbështetur.
Philip i mbylli sytë për herë të fundit dje, në moshën 99-vjecare.