Princi William zbulon se Kate Middleton është tmerrësisht xheloze për të dhe e kuptojmë më së miri!
Princi William mbërriti në Namibi të hënën dhe tani është në Tanzani, ku po zbulon më shumë rreth masave që merren për të luftuar tregtinë ilegale të kafshëve të egra.
Duke ju drejtuar mysafirëve të martën mbrëma, ai tha se ishte i kënaqur që po vizitonte Namibinë për herë të parë, duke shtuar: “Më vjen keq që gruaja ime Catherine nuk ishte në gjendje të vinte me mua”.
Princi William gjithashtu ka zbuluar se Kate është jashtëzakonisht xheloze për udhëtimin e tij në Afrikë , pasi ai më në fund do të flerë disa netë larg nga ‘fëmijët e mrekullueshëm’ të tyre.
Duka i Kembrixhit, 36 vjeç, pranoi se kishte nevojë për disa netë të mira gjumi dhe të pandërpera. Ndërsa dukesha e Kembrixhit, , ka qëndruar në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël të çiftit Princin George 5 vjeç, Princeshën Charlotte 3 vjeç dhe Princin Louis i cili është vetëm pesë muajsh.
Mesa duket edhe prindërit mbretërorë paskan probleme si të gjithë prindërit e tjerë, prandaj të gjithë ju që jeni prindër ngushëllohuni me këtë fakt dhe mos mendoni se do të ishte ndryshe nëse do të kishit qindra shërbëtorë!