Princi William zotohet t’i japë fund njëherë e mirë kësaj tradite kur të bëhet Mbret

Duka i cambridge planifikon të përdorë vetëm gjysmën e stafit që ka babai i tij, Princi i Uellsit, dhe dëshiron t’i japë fund traditës mbretërore të gjatë “kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego”. Princi William, 39 vjeç, thuhet se është takuar me ndihmësit pas turneut të tij tetë-ditor në Karaibe me gruan, Kate Middleton.

Duke përfunduar udhëtimin e tyre në Belize, Xhamajka dhe Bahamas të dielën, mbreti i ardhshëm i Britanisë pranoi se ditët e monarkisë në ato kombe mund të jenë të numëruara, pasi ai tha se e ardhmja “u takon njerëzve për të vendosur”.

Ai theksoi se ai dhe Kate, 40 vjeç, ishin “të përkushtuar ndaj shërbimit” dhe e shihnin rolin e tyre si mbështetje për njerëzit, “duke mos u thënë atyre se çfarë të bënin”. Sipas gazetave britanike Uilliam ka marrë në konsideratë se si mund të modernizohen protokollet e vjetra kur ai të ngjitet në fron.

Ndryshimet mund të përfshijnë përgjysmimin e stafit kur ai të bëhet Princi i Uellsit dhe përfundimi i politikës së “kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego”, raportuan gazetat.

Deklarata e William mund të interpretohet si një përgjigje ndaj kritikave të mëdha me të cilat çifti u përball gjatë turneut të tyre fatkeq,  ku ndër të tjera u kërkua dëmshpërblime për skllavërinë në Xhamajka.

Thuhet se Duka ka pranuar se turneu i tij në tre vende kishte “futur në fokus edhe më të mprehtë” pyetje në lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen e monarkisë.Thuhet se ai gjithmonë kishte për qëllim të diskutonte për republikanizmin gjatë turneut, por nuk ishte i sigurt se si t’i qasej atij dhe kështu dëgjoi atë që njerëzit në terren kishin për të thënë për të vlerësuar se si të ecnin përpara.

Mbulimi mediatik i turneut ishte i ndarë, me disa gazeta që theksonin  ndikimin pozitiv të pranisë së tyre në Karaibe, ndërsa të tjerë e përshkronin turneun si  një “katastrofë PR-I”

Share With:
Translate »
179 Views