Prindër, edukatorë, kontrolloni fjalët dhe sjelljet tuaja që fëmijët të mos mbeten peng i turbullirave emocionale

Kudo dëgjohen vetëm të shara, madje edhe shkruhen, në gazeta, në TV, në rrugë, në shkolla, në institucione dhe më e keqja e të këqijave, edhe në shtëpi.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Ne gjithë kohën jemi duke sharë. Po a na shkon në mëndje se e shara është kulmi i pafuqisë dhe paaftësisë për të menduar?

E shara është produkt i kompleksit të thellë të inferioritetit, që e ka zanafillën në fëmijëri, siç thonë shkencëtarët dhe është një sjellje shumë e dëmshme, si në planin individual po ashtu edhe në planin social.

E shara dëmton nivelin gjuhësor dhe shpirtëror të njeriut, sepse ç’fuqizon fjalën si nxitëse e mendimit, si dhe vret vetinë kreative të mendjes.

Kështu, padashur pengon cilësinë e njeriut, për të menduar. Sharja jo vetëm nuk ndryshon apo më saktë, nuk është një mënyrë të sjelluri, që përmirëson ndonjë gjë, pasi të gjithë zemërohen dhe inatosen kur thonë apo dëgjojnë të shara dhe njerëzit bëhen vetëm të huaj dhe të zemëruar me njëri tjetrin, duke filluar nga prindërit me fëmijët.

E shara e bën njeriun dhe mendjen e tij të xhirojë në vend.

Njerëzit, që shajnë, që ofendojnë nuk e kanë të zhvilluar menaxhimin e vetes nëpërmjet mendjes dhe të menduarit. Ky kontingjent nuk ka arritur të bëhet zot i vetes së tij, që të mos reagojë kur nuk i pëlqen sjellja apo të metat e tjetrit, por kur ndihet gati, natyrisht pa sharje dhe fyerje.

Prindër, të rritur, duhet t’i edukojmë fëmijët tanë, që të mos mbeten peng i turbullirave emocionale dhe të shajnë edhe ata.

Të rritur, prindër, edukatorë, mësues dhe kushdo qoftë, kontrolloni fjalët dhe sjelljet tuaja. Fëmijët, dashur padashur, përsëritin sjelljet e prindërve të tyre dhe të rriturve të tjerë, që janë në kontakt, prandaj kujdes

Share With:
Translate »
644 Views