Prindër keni kujdes! Kjo trajtë prindërore prodhon më së shumti fëmijë narcisistë
Të gjithë e kemi një ide të përgjithshme se çfarë është narcisizmi dhe si mund të ndikojë ky fenomen në një rreth shoqëror
Narcisizmi është çrregullim mendor, ku njerëzit e prekur nga ky fenomen ka një ndjenjë se janë më të rëndësishmit, kanë nevojë të thellë për të qenë të adhuruar nga tjerët dhe nuk kanë aspak mëshirë për tjerët, transmeton Telegrafi.
Narcisizmi mund të jetë trajtë gjenetike, por shpeshherë zhvillohet përgjatë kohës dhe fajet më së shumti mund t’i ketë mënyra se si janë rritur personat.
Disa hulumtues, pas eksperimenteve të ndryshme, kanë arritur konkludimin se prindërit të cilët i lavdërojnë fëmijët e tyre vazhdimisht, të cilët u thonë fëmijëve se janë më të veçantë se tjerët, janë më të prirë të rrisin fëmijë narcizoidë, e kjo është veçanërisht e vërtetë te fëmijët mes moshës 7 dhe 11 vjeçare.
Prandaj, prindërit duhet të kenë kujdes të madh, sepse kjo trajtë vetëm sa mund t’i shkaktojë dëme fëmijës dhe shoqërisë përreth.