Prindër, kjo është fjalia që nuk duhet të thoni kurrë kur fëmija është i frikësuar
Pediatrja Lira Gjika në një reagim të bërë së fundi në rrjetet sociale tregon dhe fjalinë që prindërit nuk duhet ti thonë kurrë fëmijëve të tyre, në rast se të vegjlit kanë ndonjë frikë. Ajo tregon se në momentin që fëmija ndjen një frikë, ai pret nga prindëri një zgjidhje në mënyurë që të mos ndihet vetëm.
Reagimi: “Sa budalla që je, e pse ke frikë?”, Kjo shprehje, që është gati si “kryefjalë” kur fëmija shpreh frikrat e tij, jo vetëm që e fyen dhe e trishton fëmijën, por edhe e huton dhe e bën të ndihet vetëm. Ai, fëmija, pret nga I rrituri një fjalë, një rrugëzgjidhje dhe jo përqeshje dhe mosvlerësim.
Fëmija ndihet keq, pasi frika e tij nuk është ndaj një gjëje konkrete, apo sic shprehen psikologët, nuk është rracionale, si frika e të rriturit. Frika e fëmijës është irracionale, pra e papërcaktuar. Për këtë arësye dhe pse është i parritur, fëmija ka nevojë për kurajo dhe mbështetjen e të rriturit që të mund të sqarojë këtë problem kaq të vështirë, siç është frika. Po për fat të keq, shpesh gjëndet nën “breshërinë” e etiketimeve të të rriturit, i cili në vënd që ti tregojë se edhe ai, kur ishte në moshën e tij, kishte të njëjtin problem, por me kohë kuptoji që falë frikës kishte mësuar shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe si ta konkretizonte e ta zbehte, që të mos i vështirësonte rritjen. Të rritur, sa bëni pyetje që vetëm ngatërrojnë, përpiquni të ndihmoni fëmijën e të mos e lini vetëm në këtë fazë të vështirë të jetës, e cila “shtrihet” rreth moshës 5-12 vjeç. Lira Gjika”