Prindër kur flisni me fëmijën, flisni me zë të ulët dhe qetë!
Do të ishte mirë që fëmijës t’i vendosnit dorën në sup kur flisni, gjë që i trasmeton shumë qetësi dhe siguri.
Edhe pse do të jetë e vështirë, pasi zakoni nuk është i lehtë të harrohet, ju prindër, edukatorë, mësues, por edhe ne gjyshërit duhet të shmangim atë që është veprimi i parë dhe i pamenduar që kryejmë. Duhet të mësojmë të përzgjedhim veprimin e duhur. Do të kërkojë shumë vullnet, por më mirë.
Ne të gjithë themi se jemi gati të vdesim për fëmijët, por nuk është nevoja të vdesim, thjesht të zgjedhim tonalitetin e zërit, fjalën e duhur dhe kontrollin e zemërimit dhe padurimit, që provojmë dhe nuk dimë ta shpjegojmë pse na ndodh, kur fëmija nuk na bindet. Fillimi do të jetë i vështirë, por tek e fundit nuk do të na marrë jetën, por do të na e përmirësojë atë.
/Lira Gjika