Prindër, mos i lini kurrë fëmijët të ulen në këtë pozicion
Fëmijët në moshë të vogël janë shumë elastikë dhe gjithmonë preferojnë të ulen në pozicionin “W” por sipas ekspertëve ky është një gabim shumë i madh që mund të shkaktojë probleme shëndetësore në të ardhmen. Ekspertët parandalojnë se pozicioni “W” mund t’i shkaktojë fëmijës probleme ortopedike dhe dislokim të ijëve, e nëse djali apo vajza ka ngushtësim të muskujve, ky pozicion do ta përkeqësojë atë. Kjo pozitë dëmton gjithashtu thembrat dhe gjunjët. Ulja në pozicionin “W” bën që fëmija të ketë një model të çrregullt lëvizjeje. Shfrytëzimi i pozicioneve të tjera për t’u ulur do ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e modeleve më të shëndetshme të lëvizjes.