Prindër për herë të parë, Turi zbulon detajin e rëndësishëm nga shtatzënia e Orindës

Çifti shumë i dashur për publikun, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Orinda është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Turi ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët i drejtuan pyetje të ndryshme. Ai tregoi se mezi po pret që bebushja të vijë në jetë dhe shpreson të jetë një baba i mirë.

Mes të tjerash, Turi u pyet nëse ai dhe Orinda e kanë menduar emrin për vajzën e tyre.

“Nuk e kemi vendosur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A, kjo është e sigurt”, tha ai.

Share With:
Translate »
511 Views