Prindër përbindësh, u mbyllnin gojën fëmijëve dhe i rrihnin e digjnin me çakmak, arrestohen burrë e gruan në Turqi
Një grua 32-vjeçare dhe burri i saj 37-vjeç janë dërguar në burg në Turqi për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç në Bursa .
Sipas mediave turke që publikuan fotot përkatëse, dy prindërit akuzohen ndër të tjera se ua kanë mbyllur gojën fëmijëve të tyre me lecka për të mos u dëgjuar zëri kur janë rrahur apo djegur me çakmakë.
Nëna e fëmijëve , 32-vjeçarja Hana Ramadan, përveç djegies akuzohet se ka goditur dhe rrahur fëmijët.
Rasti doli në dritë kur fqinjët dhe të afërmit dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë së familjes. Një i afërm i familjes ka qenë ai që ka regjistruar torturat me celularin e tij.
Nëna e fëmijëve, të moshës 2, 5, 6 dhe 10 vjeç, thuhet se pohoi se “po i godiste fëmijët “ndërsa bashkëshorti i saj mohoi të kishte pasur dijeni për atë që po kalonin fëmijët. Pas arrestimit dhe paraburgimit të prindërve të tyre , fëmijët janë transferuar në strukturat sociale.