Prindër të dy fëmijëve, çifti i famshëm zbulon se janë kushërinj pas 25 vitesh martesë

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick u takuan kur ajo ishte 12 vjeç dhe teksa ishin të ftuar në një emision, i cili merret me studimin e pemëve familjare, ata zbuluan se ishin kushërinj. Pasi e morën vesh lajmin, pati tronditje, por më pas lehtësim, sepse u vërtetua se janë të afërm, por brezi i nëntë.

Kyra dhe Kevin janë të martuar prej 34 vitesh dhe kanë një djalë dhe një vajzë. Ata janë të dashuruar si ditën e parë dhe nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin. “Ajo është dashuria e jetës sime, e kuptova menjëherë. Por kur ajo erdhi në jetën time, karriera ime ishte në fund.“, u shpreh aktori.

“Mirëpo, dashuria ndodhi dhe fëmijët tanë filluan të lindnin gjithashtu dhe ofertat për filma më në fund filluan të shtoheshin” tha Kevin në një intervistë televizive.

Share With:
Translate »
133 Views