Prindërit e Don Xhonit më krenar se kurrë, i biri u bën dhuratë vilën luksoze

Don Xhoni ka bërë një tjetër investim të madh duke blerë një vilë luksoze për prindërit e tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me një postim në Instagram ku ka fotografuar prindërit në vilën e re dhe shprehet i lumtur që i ka bërë krenarë. “E çfarë më duhet më shumë në jetë sesa kur i shoh këta të dy duke qeshur e kaq krenar për djalin e tyre! Ju dua dhe e gëzofshi vilën”, ka shkruar reperi, i cili ka pak kohë që i ka hyrë tregut muzikor, por ka arritur të jetë shumë i suksesshëm me këngë që janë kthyer në hite.

Share With:
Translate »
186 Views