Prindërit e Kledia Kadiut i kanë bërë dhuratën më të shtrenjtë vogëlushes Lea
Balerini shqiptar, Kledi Kadiu emri i të cilit është i lidhur ngushtë me skenat e njohura italiane në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora në “Special Edition By Arjola” ka rrëfyer jetën e tij në Itali si një balerin, bashkëshort dhe baba i përkushtuar.
Ai është martuar në korrik të vitit 2018 me balerinën bukuroshe me origjinë franceze, Charlotte. Nga dashuria e tyre ka lindur vogëlushja, Lea e cila tani është 4 vjeç dhe babi Kledi kujdeset që ajo të mësojë të flasë shqip.
Një dhuratë mjaft e vyer e cila i vjen në ndihmë Kledit dhe ja lehtëson punën është ajo e një abetareje nga prindërit e tij.
“Aspekti më i kurorëzuar i jetës është familja. Kur bëhesh një familjar edhe në ditë të vështira aty e gjen mbështetjen. Jeta familjare është një strofkë sikur e heq pak mendjen nga ajo që po jetojmë aktualisht. Në shtëpi flasim italisht. Lea nga Charlotte ka mësuar shumë fjalë në gjuhën franceze.
Mami dhe babi më kanë dhuruar një abetare për Lean dhe në ditë të caktuara ulemi dhe i mësoj. Di fjalë shqip dhe kur flet në skype dhe instagram me mamin dhe babin e kupton. Ata i flasin gjithmonë shqip dhe nga përgjigjet që ajo i jep gjysëm italisht gjysëm shqip kuptohet që ajo e kupton” – tregon ai.