Prindërit e mbajtën të burgosur në shtëpi për 10 vite, shpëtohet 19-vjeçarja

Një vajzë 19-vjeçare është mbajtur e burgosur në shtëpi nga prindërit e saj për 10 vjet para se të shpëtohej nga policia që u njoftua nga një fqinj i saj.

Vajza, e cila thuhet se ishte në gjendje ankthi, u gjet në shtëpinë e familjes në Tenterden. Ajo u mbyll në shtëpi që në moshën 9-vjeçare.

Prindërit e saj u arrestuan për neglizhencë. Raportohet se prindërit e hoqën nga shkolla kur ishte 9-vjeç dhe i morën mësues në shtëpi.

Por vajza, e cila thuhet se ishte me nevoja të veçanta, nuk është parë që prej asaj kohe dhe është mbajtur në shtëpi e mbyllur nga prindërit.

Ajo tani është marrë nën kujdes dhe po merr ndihmë fizike e psikike.

Nuk dihet ende arsyeja përse prindërit e mbajtën 19-vjeçaren të mbyllur.

Share With:
Translate »
522 Views