Prindërit lënë fëmijët pa shkollë dhe nisen në udhëtim që t’u mësojnë atyre ‘shkollën e jetës’
Prindërit lënë punën e tyre dhe i marrin fëmijët jashtë shkollës për të udhëtuar në botë me një buxhet
Dy prindër kanë lënë punën e tyre, kanë shitur gjithçka kanë dhe kanë marrë fëmijët e tyre për të udhëtuar në botë.
Donna dhe Chris Jackson, nga Hertfordshire, bënë një lëvizje të guximshme pasi kishin frikë se punët e tyre të vështira i pengonin ata të kalonin kohë cilësore me vajzat e tyre, Ellie tetë vjeçe dhe Miley gjashtë vjeçe.
Familja, të cilët udhëtojnë me nga një valixhe secili, nisën udhëtimin e tyre gjatë në korrik dhe që nga ajo kohë kanë vizituar pesë shtete.
Ata ndajnë përvojat e tyre të pushimeve me 106.000 fansat në Instagram.
Chris, 35 vjeç, ish-ndihmës i Shërbimit të Ambulancës së Londrës, tha se vajzat kanë mësuar më shumë se ç’do të kishin bërë në shkollë.
Në Kosta Rika, ata u mrekulluan nga vullkanet aktive, ku Chris tha për Mirror Online: “Sa mund të mësosh për vullkanet në një klasë, në krahasim me kur e ke para syve? Është përvoja e jetës”.
Donna, 34 vjeçe, që po studionte infermieri pediatrike para udhëtimit, tha: “Njerëzit kanë tendencë t’i marrin gjërat si të mirëqena dhe të plaken duke folur për gjërat që duhet të kishin bërë, në vend të gërave që kanë bërë ”.
“Është një botë e tillë materiale, ku njerëzit u japin fëmijëve iPad që të shikojnë me orë të tëra, por ne po u mësojmë atyre gjërat që duam të dinë”.
Chris tha se mësuesit në shkollën e fëmijëve të tij Borehamwood kanë qenë përkrahës dhe madje drejtori i shkollës komenton mbi postimet tona.
Ata kanë jetuar me një buxhet të tillë, duke qëndruar nëpër hotele në këmbim të publicitetit që bëjnë në mediat sociale.
Ata arritën në Las Vegas dhe udhëtuan gjerësisht nëpër SHBA, duke vizituar Salt Lake City, Utah, Florida, Filadelfia dhe Nju Jork.
Në tetor, ata vizituan Kosta Riken për dy javë dhe shkuan deri në Bahamas. Aktualisht janë në Kanada.
Chris, i cili poston video rregullisht në YouTube në kanalin e familjes JellyBeanTV, thotë: “Njerëzit vazhdimisht më thonë se duan të udhëtojnë, kjo tingëllon e mahnitshme, por unë kam frikë.
“Do të thoja që mos prisni , nuk ekziston një kohë e mirë për ta bërë këtë, nuk ka moment të duhur në jetë, i vetmi person që ndikon në ndryshimin e jetës tënde je ti”.
Donna shtoi: “Është e madhe t’i tregosh vajzat botës dhe t’u mësosh atyre gjërat që duam t’i mësojnë”.
Familja ka vendosur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm, por do të niset në një aventurë të dytë, një udhëtim njëvjeçar në Vietnam, Kamboxhia dhe Kinë, në qershor.





