Prindërit në televizion, Kroi Art sapo dha një shenjë për interesat e tij
Top Channel ishte vendi i punës që njohu çiftin e dashur të ditëve të sotme Alban Dudushi dhe Bieta Sulo. Ata bashkëpunojnë prej vitesh për emisionin e mbrëmjes Top Show. Lidhja e tyre solli në jetë frutin e dashurisë, një djalë që quhet Kroi Art.
Kroi është rritur dhe ka filluar të shfaqë dëshirat e tij. Pasditen e sotme, Bieta ka ndarë një foto të të voglit i cili po shikon drejt televizorit lajmet nga politika. Bieta mbishkruan: “Tek politika e paskemi interesin më duket”.
Nuk është për t’u çuditur. Një ditë Kroi mund të jetë në të njëjtat kushte. /Kids’ Time
