“Prindërit nuk donin të bëhesha artiste”, rrëfehet Vikena Kamenica: Këshillën e tyre po e zbatoj te ime bijë

Sopranoja e njohur shqiptare, Vikena Kamenica ka bërë një rrëfim tepër emocionues këtë puntatë të emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ajo ka zbuluar se prindërit e saj nuk dëshironin që e bija të ndiqte rrugën e muzikës klasike, pasi të dy ishin artista të këtij zhanri dhe i dinin vështirësitë. Megjithatë, Vikena vazhdojë për muzikë dhe sot ata janë krenarë që e bija i ka nderuar me sukseset e saj.

Sakaq, Kamenica ka theksuar se këtë këshillë të prindërve po e zbaton te vajza e saj, të cilën e ka mbajtur larg skenës.

“Të dy e kanë ditur forcën e madhe që ky zanat kërkon, që fillon dhe nuk mbaron kurrë. Ti mbetesh tërë jetën një student, se ke gjithë jetën për të studiuar. Çdo rol studiohet, ti ulesh në piano, ti kërkon një dëgjim, kërkon dikush të të thotë diçka, një analizë. Dmth sado e bën punën personale, je tërë kohën… për mua është një nga profesionet që je tërë jetën.

Megjithatë, emri i prindërve vazhdon lartësohet, mban jehonë, jam shumë e lumtur. Unë jam me tre breza në teatër dhe jam shumë e lumtur. Halla ime që nuk jeton më ka qenë një ndër mezot e para të teatrit, më pas të dy prindërit dhe jam unë. Më vjen keq që do e mbyll. Se di se vajza ime nuk e ka, edhe unë nuk e kam shtyrë. Atë që kërkuan prindërit te unë, unë po e bëj, ndaj të njëjtin mendim me ta tani. Unë nuk i pyeta. Por ka një gjë tjetër, ata më mbanin non stop në teatër, unë e kam mbajtur larg me koshiencë absolute që mos të futet”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
74 Views