Prindërit nuk i ndërruan për dy javë pelenën, humb jetën nga infeksioni i rëndë foshnja
Një infeksion i rëndë i lëkurës i ka marrë jetën një foshnjë 4 muajshe në SHBA.
Foshnja u gjet pa jetë në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën e madhe.
Sipas prokurorit McAllister, për 14 ditë rresht fëmijës nuk i është ndërruar pelena. Autopsia gjeti krimba në stade të ndryshme zhvillimi në lëkurën dhe ndërresat e foshnjes.
Sterling, i kequshqyer dhe i dehidratuar, ndërroi jetë më 30 gusht të 2017-s. Ndërkohë këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër babait të tij, Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeç.
Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait të fëmijës thotë se ‘bëhet fjalë për një tragjedi dhe jo për krim’.