Prindërit shqiptarë rrëmbejnë djalin e tyre në Norvegji dhe arratisen drejt Italisë

Një çift shqiptarësh janë arrestuar së fundmi në Padova, Itali pasi kanë rrëmbyer djalin e tyre 11-vjeçar. Sipas mediave italiane çifti shqiptar i cili jetonte në Norvegji ka rrëmbyer djalin e tyre i cili ishte nën mbrojtjen e shtetit pasi prindërit e keqtrajtonin. Fëmija ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte marrë nën mbrojtjen e një komuniteti në Oslo . Por më 14 shkurt, 49-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën për në Padova , ku ishin fshehur me disa bashkatdhetarë.

Por policia arriti të pikaste çiftin shqiptar duke gjurmuar makinën e arratisjes. Të dy u dërguan në burg, ndërsa fëmija u vendos në një ambient për të mitur në Padova , në pritje të ekstradimit.

Share With:
Translate »
218 Views