Prindërit zihen me fëmijët mesatarisht gjashtë herë në ditë – por për çfarë arsye?
Në total, nënat dhe baballarët fjalosen me fëmijët për 48 minuta çdo ditë, 5.6 orë në javë dhe 12 ditë të plota brenda vitit.
Kjo i bie 42 zënka çdo javë dhe 2,184 fjalosje në vit.
Nga fjalosjet që kanë, 40% të rasteve fitues të argumenteve janë prindërit, thotë një anketim me 2,000 fëmijë të moshave nga 2 deri 12 vjet.
Ndër arsyet më të shpeshta se përse fjalosen prindërit me më të çmuarit e tyre përfshihen ushqimi dhe koha për të fjetur.
Veç kësaj, edhe dhoma e parregulluar dhe kur fëmija refuzon të ushqehet janë ndër arsyet se përse fjalosen prindërit me fëmijët.
Në fakt ka edhe shumë arsye tjera se përse fjalosen prindërit me fëmijët.
P.sh.; kur fëmijët rrihen me njëri-tjetrin, kur nuk i kryejnë detyrat e shkollës, kur nuk flenë në orar, kur nuk i pastrojnë dhëmbët ose kur qëndrojnë shumë në internet.