Pritja e ëmbël e Arbanës nuk mund të mos kishte surpriza të tilla, moderatorja rrethohet nga një pafundësi trëndafilash në shtëpi
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani i ka befasuar të gjithë ndjekësit me postimin e fundit në ‘Instagram’ ku është shfaqur në mesin e shtëpisë së saj e rrethuar nga një sërë buqetash me trëndafilë të kuq.
“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”, ka shkruar Osmani, duke vënë në dukje faktin se lulet janë të shumta sa ia kanë kaluar dhe lojërave të fëmijëve.
Nuk dihet ende nëse kjo është një surprizë e Eduartit për Arbanën, apo diçka tjetër, por detajet pritet t’i zbulojë vetë moderatorja në postimet e radhës.
Me siguri shumë vajza do donin të ishin në vendin e Osmanit, mes shumë trëndafilash të kuq dhe dashurisë së madhe që merr çdo ditë nga njerëzit më të shtrenjtë të saj.