Pritje të të ftuarve si në ditëlindjen e Annës, nuk kemi parë as në dasmat mbretërore

Dje ka qenë një mbrëmje vërtet magjike për të voglën e çiftit Anila dhe Ardit Gjebrea pasi festoi 10-të vjetorin e saj të lindjes.

Festa filloi që në orët e para të natës, me një festë modeste në shtëpi, sapo ora shënoi 00:00, ku Kids’Time arriti të sigurojë këtë fotografi.

Si dhe disa nga dhuratat që mendoi Joni për të.

Por një përvjetor kaq i rëndësishëm nuk kalohej kaq kollaj. Një festë me përmasa gjigante ishte rezervuar të nesërmen  në nder të Annës, ku çdo gjë ishte e kuruar deri në detaje dhe na kujton filmat e Disneyt me prinesha.

View this post on Instagram

Çfarë ditëlindje 💖

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Duke filluar nga salla e madhe, torta disa katëshe, pjesëmarrja e shokëve dhe shoqeve të saj apo dhe karaoket. Por më e veçanta, që nuk e kishim parë në asnjë ditëlindje VIP më parë ishte hyrja e sallës  ku ndodheshin të rreshtuara disa foto të Anës, kur kishte qenë e vogël e deri më tani.

Kjo video tregon magjinë që kishte kjo ditëlindje, që në hyrje të saj, tani mund ta imagjinojmë vetë vazhdimin e festës. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1016 Views