Pritja e veçantë e Leartës dhe Matinit në shtëpi

Ajo është padyshim njëra ndër nuset më të përfolura në mediat rozë.
Bëhet fjalë për Learta Jakupin, nusen e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli.

Vëmendja ndaj Leartës veçse është rritur kur ajo para disa ditësh është bërë nënë për herë të parë.

Është pikërisht data 16 gusht kur Learta dhe Kushtrimi përjetuan ndjenjën më të bukur.

Learta kishte lindur Matinin e vogël në Dortmund të Gjermanisë dhe tani është momenti që Learta të kthehet përsëri në shtëpi.

Learta sapo ka mbërritur. Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory.

E natyrisht familja Salihu ishin kujdesur që Leartës e Matinit të vogël t’i urojnë mirëseardhje në mënyrën më të bukur.

Me një ambient të rregulluar aq bukur, me shishe që mbanin emrin Matin, balona e një tortë të bukur ngjyrë të kaltër, kështu po i prisnin Leartën së bashku me djalin.

Se çfarë pritje të bukur i kanë bërë, shikoni fotografitë më poshtë.

Share With:
Translate »
1201 Views