Pritje e ëmbël dhe pushime të ëmbla për Afërdita Dreshajn, ja destinacioni i radhës!
Për pak muaj Afërdita Dreshaj pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe do të lindë një djalë bukurosh. Duke qenë se shtatzënia po shkon drejt fundit, Afërdita po merret me përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushin në shtëpi.
Ajo ka treguar se ka blerë gjithçka që do i duhet të voglit dhe i ka bërë gati garderobën e tij. Afërdita ka publikuar së fundmi një foto nga dollapi i djalit dhe në të bien në sy veshje sportive në ngjyra të ndryshme. Afërdita ka blerë që tani edhe lodra, që do e shoqërojnë të voglin gjatë gjithë rritjes së tij. Nga detajet në foto, vihet re se Afërdita i ka blerë veshjet e vogëlushit në disa nga markat më të njohura ndërkombëtare si “Dior” apo “Fendi”.
“Rregulluam dollapin dje. Faleminderit teze Jehona për ndihmën”, ka shkruar Afërdita përkrah fotos së dollapit.
![]()
Teksa shijon në maksimum shtatzëninë, Afërdita ka shijuar pafund edhe udhëtimet gjatë kësaj periudhe.
Kësaj here, këngëtarja është nisur në një tjetër destinacion me bashkëshortin e saj Jakub dhe motrën. Jehonën.
Destinacioni i radhës ka qenë New York-u, siç ka treguar Afërdita në InstaStory.
![]()
![]()
Para këtij udhëtimi, Afërdita dhe bashkëshorti ishin gjithashtu në ishujt e Karaibeve, ku shijuan diellin, detin dhe rërën e nxehtë.