Problemet me diabetin ndeshen edhe te fëmijët

Diabeti nuk kursen as moshat e vogla, kequshqyerja dhe stili i jetesës mbeten ndër faktorët kryesorë.

Mjekja pediatre Anila Sevdari, thotë se prindërit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, janë më vigjilentë e kontrollojnë fëmijët e tyre, për shkak se diabeti është i trashëgueshëm.

Ushqimet tunduese dhe të pashëndetshme mbeten ndër shkaktarët kryesorë të diabetit tek fëmijët shprehet mjekja pediatre.

Anila Sevdari, mjeke Pediatre: Janë pikërisht ato ushqime, që janë shumë të shijshme për fëmijët, që kanë një tundim të madh për tu konsumuar, siç janë patatinat, ëmbëlsirat, fasfudet, që kanë karbohidrate dhe yndyrna pafund. Por që nuk konsumohen dhe nuk përballohen dot nga ritmet e metabolizmit, të prodhimit të insulinës që ka vetë organizmi dhe këto depozitohen deri në një farë pike, dhe që shfaqin më pas problem.

Por si ta kuptojmë kur një fëmijë shfaq shenja të kësaj sëmundje? Djersitja e tepërt dhe konsumimi i ujit të shumtë janë disa prej tyre.

Anila Sevdari, mjeke Pediatre: Që fëmija shfaq shenjat e një fëmije diabetik, që mund të jetë polidiepsi, poliuri, pijnë shumë ujë, hanë shumë, por nuk shëndoshen, që janë totalisht të lodhur, djersinë herë pas here dhe këto janë shenja që fillon prindi dhe bëhet merak.

Specialistët rekomandojnë që kontrolli periodik i fëmijëve te mjeku dhe ushqimet e shëndetshme janë më të rëndësishmet për të qenë sa më larg problemeve me diabet.

Share With:
Translate »
142 Views