“Problemi” që e ka Einxheli gjatë shtatzënisë

Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël.

Moderatorja nga Shqipëria është duke pritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë, bashkë me dj-në e njohur, Dagz.

Dhe teksa ditët e fundit të shtatzënisë po trokasin për bukuroshen, ajo ka një “problem”.

Einxhelin po e sfidon gardëroba, që për të, ose është e njëjtë gjatë tërë muajit, ose po ndërrohet nga 4 herë në ditë.

Ajo ka postuar një video simpatike nga ashensori ku prezanton veshjen e saj, e që vëmendjen e merr barku i rrumbullakosur.

Einxhel dhe Dagz nisën lidhjen në “Big Brother VIP Albania”, për ta kurorëzuar me hapin e madh të bashkëjetesës dhe krijimin e familjes, që aktualisht po qëndron mes Tiranës dhe Prishtinës.

Share With:
Translate »
44 Views