Profil/ Kush është Ritvan Zykaj? Banorët: Trauma në fëmijëri pasi ishte djegur në stan

Ritvan Zykaj tani njihet si personi që kreu masakrën më të rëndë të ndodhur në dekadat e fundit. Familja e shuar prej dorës së 24-vjeçarit akuzonte të riun se kishte vjedhur pulat. Këtë ai e ka mohuar por banorët e zonës thonë se, 24-vjeçari njihej si vjedhës pulash.

Ai madje, ishte arrestuar disa herë pas denoncimeve të shumta se vidhte pulat e fshatit. Fqinjët e familjes së Ritvan Zykajt tregojnë se i riu rreth 8 vite më parë kishte pësuar djegie trupi. Ai jetonte me prindërit të vëllanë dhe të motrën. Gjatë ditës Ritvan Zykaj merrej me bagëti dhe kujdesej për ato. Gjatë orëve të fundit, ndërsa ishte në kërkim Ritvan Zykaj befasoi opinionin publik me postimet në profilin e tij në Facebook.

Ai konsideroj si person problematik në zonë, lëvizte shpesh herë me armë dhe qëllonte shpesh herë duke përhapur panik te banorët e zonës. Jashtë kameras, të afërm të tij tregojnë edhe një episod që i ka ndryshuar jetën përgjithmon vrasësit të Selenicës.

Në vogëli ai është djegur në pjesën më të madhe të trupit teksa ishte në stan me bagëti dhe që nga ai moment gjendja e tij psikike por edhe shëndetësore nuk ka qenë më normale. Por edhe pse jo normal në sjellje, familja e tij nuk u kujdes për ta trajtuar dhe gjendja do të degradonte deri ditët e sotme, ku ai i mori jetën 8 të afërmve të tij.

Share With:
Translate »
899 Views