Projekt i ri në 4 shkolla të Tiranës, 160 lekë në ditë për secilin nxënës

Bashkia e Tiranës ka miratuar projektin  pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” për nxënësit në 4 shkolla të Tiranës. Sipas këtij projekti, duke nisur nga muaji janar, nxënësit do rrijnë në klasë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, deri në orën 17:00 për të bërë detyrat me një mësues të dedikuar, nga e hëna në të premte. Katër shkollat ku do zbatohet projekti:

Nga projekti do përfitojnë 3 mijë nxënës të katër shkollave ku do pilotohen modele të ndryshme. Fëmijëve do u jepet edhe vakti i drekës, në kushtet kur do zgjatet procesi mësimor. Bashkia i ka dhënë “OK” pasi shpreson se kjo do të sjellë rezultate të kënaqëshme dhe shumë herë më të mira nga sa kemi parë deri tani. Sipas Balkanweb, Bashkia e Tiranës këtë projekt do e paraqesë për miratim në këshillin bashkiak këtë të enjte, pasi kostoja e përgjithshme për 6 muaj zbatim nga janari në qershor 2018 kap shifrën e 35 milionë lekëve. Por në këtë nismë nuk mbeten pas as prindërit të cilët kanë rënë dakord që në disa shkolla të kontribuojnë për drekën e fëmijëve të tyre e cila për çdo ditë ushqim vlen 160 lekë. Tek një nga shkollat ushqimi do jetë 100% ushqimi nga bashkia, në një tjetër shkollë do të jetë 50% prindërit dhe 50% bashkia, në një tjetër shkollë ushqimi do të ofrohet 100% nga prindërit dhe në shkollën tjetër do të merret ushqimi me vete për të mos pasur efekt financiar për vaktin ushqimore. Në të 4 shkollat ku fëmijët vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, vakti do të jetë i ofruar nga bashkia”, tha drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Edhe koha e qëndrimit të fëmijëve parashikohet të jetë më e reduktuar për ata më të vegjlit. “Ne gjykimin tonë fëmijët e parashkollorit apo ata deri në klasë të 5 do duhet të shpenzojnë më pak kohë të qëndrimit në shkollë krahasuar me fëmijët e tjerë. Gjithsesi ky është një projekt pilotimi besojmë që gjatë kohës që do pilotojmë do kemi edhe mundësitë tona për ta replikuar për modelin që do të na dalë më i suksesshmi”, u shpreh Ruseti. Bashkia e Tiranës është e para bashki që pritet të konkretizojë projektin pilot “Të bëjmë detyrat e shtëpisë”. Ndërkohë që Ministria e Arsimit pritet të ketë bashkëpunim për këtë projekt pilot edhe me 4 bashki të tjera në 4 shkolla të tyre.

Share With:
Translate »
1287 Views