Protesta në Elbasan/ Vogëlushi i gjakosur qan me ngashërim: Më goditi polici te koka
Një situatë e tensionuar është duke ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit ku nxënës dhe prindër vazhdojnë të protestojnë për hapjen e shkollës.
Fëmijët e traumatizuar qajnë dhe denoncojnë dhunën e policisë të ushtruar ndaj tyre.
Një fëmijë i gjakosur tregon duke qarë se është dhunuar nga policia.
“Më gjuajti polici te koka”, tregon duke qarë i mituri.
Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.
I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.
Elbasan, tensione te protesta në Mengel, policia përpiqet te shpërndajë nxënësit që kanë bllokuar rrugën – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com
Posted by Shqiptarja.com on Tuesday, October 2, 2018


