Provimi i parë i Maturës Shtetërore sot dhe zgjidhja për nxënësit me Covid

Do të zhvillohet sot, 3 Qershor 2021, provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i detyrueshëm i gjuhës së huaj.

Rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit. Si gjithmonë edhe këtë vit orari zyrtar i nisjes është 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, pra deri në orën 12:30.

Të gjithë maturantët që këto ditë mund të kenë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, do të kenë mundësinëta japin provimin në vjeshtë.

Kurse testimi i radhës do të jetë me 7 qershor i Gjuhës dhe Letërsisë.

Në 11 qershor do të zhvillohet Matematika dhe në datën 15 qershor Lënda me Zgjedhje.

Share With:
Translate »
303 Views