Provoi të ngrinte vezët disa vite më parë por…/30 vjeçarja bën RRËFIMIN e ndjerë që shumë vajza që ende nuk janë bërë nëna do të emocionohen!
Ngrirja e vezëve mund të jetë në fakt një proces i vështirë pasi përfshin 10 deri në 14 ditë injeksione hormonale për të ndihmuar në stimulimin e vezoreve që të prodhojnë një numër të madh vezësh në të njëjtën kohë. Shumë gjëra gjithashtu mund të ndikojnë në suksesin e tij. Brittany tha se kishte kaluar Covid disa muaj para se t’i nënshtrohej procesit dhe se udhëtonte, hante dhe pinte edhe gjatë përgatitjeve.
Ajo pranoi se trupi i saj ndoshta nuk ishte në gjendjen më të shëndetshme, por, meqenëse është e re dhe në formë, mendoi ta provonte. Përveç kësaj, ajo tha, se ndoshta duhej ta kishte konsideruar ta bënte pak më herët në jetë. Kjo sepse e dinte se ishte në një pozicion të mirë për ta bërë disa vite më parë. Duke folur ekskluzivisht për Daily Star, Brittany tha: “Nivelet e mia ishin të mahnitshme në atë kohë dhe thashë ‘oh, kam edhe disa vite’. Mendova se më dha kohë, por nuk funksionoi. Ky ishte gabimi më i madh që bëra.”
Kur bëhet fjalë për arsyen pse nuk funksionoi, ajo tha se nuk e di vërtet. “Nuk ka kurrë një përgjigje të saktë. Ata kurrë nuk e dinë pse nuk funksionon.” Gjatë procesit, vezët hiqen nga vezoret në një procedurë IVF dhe më pas ngrihen ngadalë ose shpejt. Ato ruhen në temperatura nën ngrirje për të siguruar që mund të shkrihen dhe të fekondohen në një datë të mëvonshme.