Pse dhurata e festave të fundvitit është kaq e rëndësishme për fëmijët dhe një porosi për prindërit

Pediatrja Lira Gjika në një prej statuseve të saj në Facebook tregon rëndësinë që ka për fëmijët dhurata e festave të fundvitit.

“Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do t`u bëjnë dhurata, kush e kush më të mirë e më të shtrenjtë. Por edhe fëmijët mezi po i presin. Atyre u është kërkuar, që të sillen mirë apo të realizojnë diçka, që nuk e kishin realizuar më parë dhe për ta nxitur i ështe premtuar një dhuratë, që fëmija e dëshironte fort. Po afrohet dita, kur do të shohin se u është realizuar dëshira apo jo? Pra, ja kanë dalë të jenë aq të zot, sa ta meritojnë t`u plotësohet dëshira.
Dhurata e të rriturit duhet të jetë diçka e menduar, e përzgjedhur, me një qëllim të caktuar dhe natyrisht i duhet dhënë rëndësi edhe momentit të dhurimit. Ky veprim i thjeshtë për fëmijën ka efekt të jashtëzakonshëm. E gjithë pesha e tij është e përfshirë nga ngazëllimi, që i rrituri, arritjet e tij, i sheh po aq të rëndësishme sa dhe fëmija vetë, madje i dhuron dhe dhuratë për këtë arritje. Pra të dy janë bashkëudhëtarë në këtë proces dhe ai, fëmija, nuk është vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
448 Views