Pse dhurata e Krishtlindjes së Kim Kardashian për fëmijët shkaktoi kaq shumë zemërim në rrjet?

Kim Kardashian është kritikuar nga organizata e mbrojtjes së kafshëve (PETA) pasi i dhuroi katër fëmijëve të saj nga një qenush për Krishtlindje.

“Qenushët nuk janë lodra pelushi dhe është e turpshme që Kim humbi rastin të ishte zëdhënëse për qenushët e strehave dhe po kritikohet në rrjetet sociale”, tha themeluesja e organizatës, Ingrid Newkirk.

“Injorimi i krizës së kafshëve të pastreha është mizore, e pajustifikueshme”, vijoi Newkirk duke nxitur Kardashian që të “telefononte PETA ose një strehë lokale herën tjetër që do të marrë një kafshë në shtëpi.”

Sipas saj, 45-vjeçarja mund “të bëjë ca rregullime tani duke i dërguar fëmijët që të punojnë vullnetarisht në një strehë lokale.” Më tej, sugjeroi se ylli i ekranit mund “të financojë një fushatë adoptimi ose sterilizimi të kafshëve për të ndihmuar në ndalimin e krizës së qenushëve të pastrehë.”

Kim u dhuroi katër fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm nga një qenush të racës Pomeranian.

Neëkirk kritikoi edhe motrën e Kim, Khloé Kardashian që i shtoi një qenush Labrador familjes së saj.

Share With:
Translate »
78 Views