Pse disa fëmijë janë pre e pubertetit të hershëm
Studimet tregojnë se hyrja herët në pubertet rrit rrezikun e zhvillimit të fëmijës tuaj duke e bërë më të ekspozuar ndaj:
- Hipertensionit
- Kancerit
- Çrregullimet gastrointestinale
- Diabet tip 2
- Astmës dhe problemet e frymëmarrjes
- Çrregullime ankthi dhe depresioni
Sipas studimeve, puberteti i hershëm është rezultat i faktorëve të ndryshëm duke përfshirë dietën dhe mënyrën e jetesës. Obeziteti përbën një kërcënim të madh për shëndetin e përgjithshëm dhe kjo luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin pubertal të fëmijëve. Mbipesha ndryshon nivelet e insulinës. Ky problem është një rreth vicioz: Obeziteti lidhet me pubertetin e hershëm dhe puberteti lidhet me nivelin e insulinës dhe yndyrës në trup. për pasojë përballemi me shtim në peshë dhe njëkohësisht pubertet të hershëm . Ushqimi është shpesh një nga faktorët më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit. Dieta gjithashtu luan rol jetik në zhvillimin seksual pasi ushqimi është shumë i rëndësishëm në reduktimin e rreziqeve që lidhen me mbipeshën, por edhe me pubertetin pasi disa kimikate mund të jenë përgjegjës për pubertetin e hershëm. Kujdesuni për ushqimin e fëmijëve tuaj që në vogëli pasi kështu mund të parandaloni probleme akoma më të mëdha.