Pse duhet hequr fjala “nënë”, Kristi Pinderi: Dy shoqet e mia po rrisin dy fëmijë

Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi është bërë pjesë e debatit për zëvendësimin e fjalës “nënë” me atë “prind”. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social, ai merr rastin e dy mikeshave të tij, që po rrisin dy fëmijë.

Pas një sërë pyetjesh, ai përsërit nëse fëmijët kanë të drejtë të rriten me dashuri, por në këtë rast në kushte të pabarabarta. Sipas Pinderit, është e nevojshme që ligji të ndryshohet në mënyrë që fëmijët e personave që jetojnë bashkë dhe janë të të njëjtit seks, të mos shikohen ndryshe.

POSTIMI I PLOTË I KRISTI PINDERIT:

Dy shoqet e mia në Shqipëri po rrisin aktualisht bashkë dy fëmijët e tyre. A kanë të drejtë ato që t’i mbrojnë fëmijët e tyre? A është prindërimi më shumë se një ngjarje biologjike, një proces që bazohet te dashuria pa kushte e prindit për fëmijën?

A kanë të drejtë këto dy nëna të reja të duan pa kushte fëmijët e tyre? A kanë të drejtë ato që kur fëmijët të rriten edhe t’i pyesin ato, t’u thonë fëmijëve: bëmë gjithçka për t’ju mbrojtur?

 

A kanë të drejtë fëmijët të trajtohen nga shteti dhe institucionet me të njëjtin dinjitet që duhet trajtuar çdo fëmijë? A kemi ne si shoqëri të drejtë të shqetësohemi kur dy fëmijë nuk trajtohen njësoj si fëmijët e tjerë nga ligji?

A është ligji një script i incizuar në gur, apo është një produkt që shoqëria e ndërton për të na e lehtësuar jetën? A duhet ndryshuar një ligj kur ai ligj dështon të shikojë të gjithë fëmijët njësoj?

A kanë të drejtë fëmijët të kenë jetë familjare, të rriten të shëndetshëm, të kenë historinë e tyre dhe të drejtën që të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët me njerëzit që po i rrisin me dashuri dhe vetëmohim njësoj si çdo prind tjetër, por në kushte të pabarabarta?

A janë shqiptarë ata fëmijë dhe a duhet të presin nga shteti shqiptar gjithçka që pret çdo shqiptar tjetër? Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”.

Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

Share With:
Translate »
1412 Views