Pse duhet ta keni patjetër në çantën tuaj të plazhit librin “Tryezat e Ambasadorit”
Paolo Foresti
Tryezat e Ambasadorit
Mbi autorin
Paolo Foresti (ish-ambasador i Italisë në Shqipëri, në vitet e vështira 1993-1997) është diplomuar në Shkenca Ekonomike në Universitetin e Romës dhe është specializuar në Studime mbi integrimin evropian, mbi zhvillimin ekonomik dhe ekonominë ndërkombëtare.
Diplomat karriere, ka mbuluar detyra të shumta në Romë dhe jashtë Italisë, sidomos në sektorin e diplomacisë shumëpalëshe si: përgjegjës për ekonominë në ambasadën e Beogradit; shef i sektorit të marrëdhënieve me vendet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme në përfaqësinë italiane pranë Komuniteteve Evropiane; në Farnezina, si shef i sekretarive të disa nënsekretarëve të jashtëm; Këshilltar Diplomatik i tre ministrave të mbrojtjes në periudhën mes rënies së murit të Berlinit dhe Luftës së Parë të Gjirit; Këshilltar Diplomatik i Ministrit për Politikat Komunitare; Ambasador në Tiranë dhe Kryeambasador i përfaqësisë pranë Bashkimit Evropian Perëndimor.
Në vitin akademik 1983-1984 ka qenë Chairman i Fellows në Center of International Affairs, të Universitetit të Harvardit (Kembrixh, Masaçusets, SHBA).
Autor i botimeve të shumta në gazeta e revista të specializuara italiane e të huaja, ka botuar vëllimin Dialogu me Shtetet e Bashkuara dhe Dobësia Evropiane (Bot. Il Mulino, 1986).
Pasi u largua nga detyra diplomatike ka kontribuuar në krijimin e dy institucioneve universitare private në Shqipëri, duke marrë pjesë në zhvillimin e tyre qoftë si rektor, qoftë si anëtar i Këshillit të Administrimit. Është nderuar me shumë dekorata.
Teksti:
Projekti që i propozova vetes është ai i të rrëfyerit, përmes pretekstit të mbledhjes rreth tryezës, të veprimtarive dhe përvojave të një diplomati, duke treguar realitete shumë të ndryshme nga ato stereotipe të shpërndara në opinionin e atyre që nuk kanë lidhje me këtë punë.
Në mënyrë të thjeshtë dhe në pamje të parë sipërfaqësore, jam përpjekur t’u jap zë përshtypjeve, fakteve, ndërmjetësimeve të realizuara, pa nxjerrë në shesh atë çfarë i përket ende vetëm arkivave diplomatike, po duke ia lënë intuitës historitë e nënkuptuara.
Rrëfimi është i strukturuar sipas një rendi kronologjik të secilës gosti të cituar (nuk bëhet fjalë për mbrëmje gala, siç mendohet zakonisht), po më pas zgjerohet lirisht në kohë dhe në histori sipas personazheve dhe vendeve që marrin pjesë.
Nuk dëshiron të jetë një shkrim autobiografik, edhe pse në mënyrë të pashmangshme lind dhe zhvillohet nëpërmjet përjetimeve të mia profesionale. Gjithçka shoqërohet me fotografi vendesh e personazhesh dhe në shtojcë riprodhohen menytë e tryezave
Të dhëna:
Kategoria Publicistikë
Nënkategoria Kujtime
Lloji i botimit: Paperback
Faqe: 211
Titulli i Origjinalit: I pranzi dell’Ambasciatore
Gjuha: Shqipe
Tipi i publikimit: Libër
Grupmosha: mbi 16 vjeç
Përkthyesi: Ajsela Koka
Çmimi: 1000 lekë