Pse e ndryshoi Meghan Markle unazën e fejesës pas lindjes së djalit?

Më shumë se dy vjet pas shpalljes së fejesës me Princin Harry, Meghan Markle ka bërë një ndryshim të madh në unazën e fejesës. Dukesha e Sussex-it tregoi para të gjithë botës unazën me dy gurët e çmuar që ka mbajtur vjehrra e saj e ndjerë, Princesha Diana.

Ndërsa prezantoi djalin e saj të porsalindur, Archie Harrison, në Windsor Castle, Meghan vazhdonte të mbante të njëjtën unazë në dorë. Ndërsa, së fundi është vënë re që unaza e vitin 2017 nuk është më e njëjta.

Unaza origjinale është krijuar nga “Cleave & Company” dhe përbëhej nga tre gurë origjinalë që kulmonin me një diamant të madh, rrethuar nga dy gurë më të vegjël nga koleksioni personal i Princeshës Diana.

Unaza është natyrisht prej ari të verdhë, sepse kjo është ngjyra e preferuar e Meghan dhe guri kryesor, që e ka origjinën nga Botsvana, bashkë me diamantët e vegjël, janë nga koleksioni i bizhuterive të nënës sime. Me këtë kemi treguar se ajo është me ne gjithmonë”,– tha Harry gjatë intervistës me BBC, pak orë pas pas shpalljes së fejesës.

Origjinal, majtas – e ripunuar djathtas.

Në atë kohë, u diskutua shumë edhe për unazën “speciale” të Meghan. “Mendoj se gjithçka rreth dëshirës së Harry-it është dhe përfshirja e gurëve të Princeshës Diana dhe, pa dyshim që kjo ishte mjaf e rëndësishme edhe për mua, është sikur të kem një pjesë të saj gjithmonë me vete”, tha ish-aktorja amerikane. “Është tepër e veçantë edhe ndjesia që të jep Botsvana”.

Megjithatë, ridizenjimi ndryshoi. Arsyet e këtij ndryshimi nuk dihen ende, por dyshohet se pas martesës, Meghan ka dashur që të ketë një unazë më të personalizuar. Sidoqoftë, pas lindjes së fëmijës, dyshohet që Princi Harry i dhuroi dukeshës unazën për përvjetorin e parë të martesës: një unazë e re përjetësie, e cila simbolizon dashurinë e përjetshme.

Share With:
Translate »
576 Views