Pse fëmijët po përjashtohen nga testamenti? Noteri zbulon arsyet: Braktisin ose i bëjnë keq prindit

Mbas dhjetëra proceseve në gjykata, për herë të parë në Shqipëri Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin e lënies së testamentit, duke urdhëruar Kuvendin që të përfshijë në ligj gruan apo bashkëjetuesen.

Po përse prindërit o përjashtojnë nga testament fëmijët e tyre? Noteri Fatmir Lacej, di arsyet dhe një ndër to është braktisja.

Anila Hoxha: Zoti Laçej, cilat janë problemet më të mëdha në këtë fushë,sa i takon testamenteve nga njëra anë dhe dëshmive të trashëgimisë nga ana tjetër ? Që ju i vëreni në përditshmërinë tuaj?

Fatmir Laçej: Faktikisht, ajo që ne vërejmë sot është që testatori, pra trashëgimlënësi kryesisht për testamentet se përsa i përket dëshmive të trashëgimisë ligjore ato janë më të qarta. Përsa i përket lëshimit të vendimeve të trashëgimisë testamentare, këtu kemi edhe trashëgimlënës që ai thotë “dua tia lë bashkëjetueses”.

Noteri e sqaron që bashkëjetuesja nuk mund të futet tek trashëgimtarët sepse ti mund të kesh edhe fëmijët e t’u dhe fëmijët padyshim që do të jenë ata që do të marrin sepse nuk mund të marrë bashkëjetuesja që nuk është as në përbërjen familjare të familjes së trashëgimlënësit. Për shembull kemi patur shumë raste që testatori i ka lënë bashkëjetueses së tij, bashkëjetuese të cilës megjithëse e ka të qartë që me Kodin e Familjes ekzistojnë dispozita për bashkëjetesën në Kodin Civil nuk kemi asgjë.

Pra, nuk përfshihet bashkëjetuesja, tek radha e trashëgimtarëve dhe nuk futet fare si trashëgimtare. Pra, unë mund t’ju jap një rast konkret, një person i cili lëshoi një testament me akt noterial caktoi bashkëjetuesen, ndërkohë kishte një fëmijë. Fëmija nuk e kishte parë fare dhe me qenë se ai ka një fëmijë ligjor, biologjik, atëherë unë duhet të marr trashëgiminë dhe faktikisht.

Anila Hoxha: Nuk prek kjo vullnetin e testatorit?

Fatmir Laçej: Patjetër që e prek dhe kjo është arsyeja që një nga kërkesat kryesore sot është që të përfshihet edhe bashkëjetuesja tek trashëgimtarët në të gjitha rastet. Sepse mendoni ju që ka persona që një bashkëjetesë prej 20 vitesh, nuk ka bërë asnjë dokument nuk ka bërë asnjë regjistrim dhe në fund kur trashëgimlënësi e shikon që është kjo i ka shërbyer, është kujdesur për të, që ka jetuar nuk kanë fëmijë,  ia lë bashkëjetueses, por ai testament del i pavlefshëm.

Anila Hoxha: Për çfarë i përjashtojnë nga e drejta e testamentit më së shumti shtetasit shqiptarë, anëtarët e familjes së tyre?

Fatmir Laçej: Nëpër testamente mund të themi që ekziston një trashëgimlënës apo trashëgimlënëse që kanë një fëmijë, i cili në vitet e fundit të jetës së tyre është kujdesur për to, ka bërë çmos që ata të kenë një jetë normale, që të mos iu mungojë gjë dhe në shumicën dërrmuese ata ia lënë këtij fëmije. Ndërkohë, që ka patur edhe raste kur fëmijë të tjerë nuk janë sjellur si duhet me to, nuk kanë qenë korrekt, qoftë edhe në telefon, nuk i kanë marrë , atëherë ky trashëgimlënës cakton një nga fëmijët e tij duke përcaktuar në testament që përjashton të gjithë të tjerët. Por ajo që ka bërë me frikë pak qytetarët dhe që e mendojnë shpesh është fakti i rezervës ligjore. Është neni 379 të Kodit Civil.

Anila Hoxha: Në lidhje me qëndrimin e prindërve për t’i përjashtuar fëmijët që i braktisën sepse kjo na la të kuptohet në momentin që ne po diskutojmë… Më së shumti janë prindër të cilët përjashtojnë nga testamenti fëmijët që i kanë braktisur dhe më tej. ..

Fatmir Laçej: Kemi edhe raste direkte kur një fëmijë është shpallur i padenjë, është shpallur i padenjë me vendim gjykate dhe në rastin konkret është shumë e qartë që ky fëmijë është shpallur i padenjë dhe janë edhe rastet e padenjësisë kur ka tentuar të vrasë një nga prindërit kur ka bërë një kallëzim për prindërin, ka edhe disa dispozita të tjera për këtë qëllim.

Anila Hoxha: Aktet e dhunës?

Fatmir Laçej: Aktet e dhunës janë të përfshira. Aktet e dhunës, në rastet se personi nuk është shpallur i padenjë, nuk mund t’a përfshish edhe në radhët e trashëgimtarëve.

Anila Hoxha: “Shpallje e padenjë” cilësohet kështu nga gjykata?

Fatmir Laçej: Vetëm me vendim gjykate, por ka edhe raste të cilat i përcakton Kodi Civil që mund të jetë shpallur i padenjë me vendim gjykate, ndërsa testatori, pra trashëgimlënësi mund të përcaktojë fëmijën e tij qoftë edhe i padenjë duke thënë “meqënëse ka një vendim gjykate , unë e di këtë fakt por dëshiroj që tia lë këtij fëmijë”. Dhe vullneti i tij zbatohet. Por, në rastet kur ai nuk e përcakton  këtë në testament, atëherë ai nuk përfiton nga trashëgimia.

Anila Hoxha: Çfarë shkon në gjykatë ? Dhe çfarë zgjidh noteri?

Fatmir Laçej: Noteri në radhë të parë zgjidh  të gjitha çështjet e trashëgimisë. Dmth. tek zyra noteriale ku është lëshuar testamenti aty po do të bëhet edhe lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë testamentare. Është ai noter që do të lëshoj vendimin, por ka raste që një qytetar mund të ketë bërë tre testamente dhe zyra noteriale e fundit ku është bërë testamenti do të përfshijë edhe testamente e tjera, të cilat tek noterët, tek zyra noteriale ku janë bërë do tju merret vetëm procesverbali i çeljes së testamentit dhe dokumentacioni do t’i dërgohet zyrës noteriale të fundit që ka bërë testamentin.

Anila Hoxha: Tre testamente nga i njëjti individ?

Fatmir Laçej: Nga i njëjti individ. Ka patur edhe më shumë, në kohë të ndryshme. Noterët janë shumë të kujdesshëm , kanë përgjegjësi civile ndaj qytetarëve edhe kur lëshojnë testamentet, edhe kur redaktojnë testamentet apo kur lëshojnë vendime por është e rëndësishme që ligji iu ka dhënë të drejtën noterit që edhe për gabime të bëra në dëshminë e trashëgimisë testamentare edhe në ndarjen e pjesëve të bëj një dëshmi të dytë ku të bëj edhe korrigjimin.

Anila Hoxha: Në gjykatë kemi parë raste kur noteri ka noterizuar një testament pavarësisht se ai që ka lënë testamentin ishin në gjendje të pandërgjegjshme.

Fatmir Laçej: Janë raste të rralla, në fakt . Ka shumë avokatë që duan të përfitojnë edhe nga mundësia që iu jep edhe profesioni i tyre dhe nga klientela që kanë dhe fillon gjëja e pare, që personi ka qenë 80 vjeç , noteri detyrimisht ka detyrimin ligjor të marrë një raport mjeko-ligjor. Por, në fakt nuk është ky detyrim. Noteri është shumë i vëmendshëm. Unë mund tju them nga eksperienca ime personale kur kam vajtur për të marrë, për të redaktuar një akt noterial për testamentin edhe në shtëpi edhe familjarët i kanë thënë “ja erdhi doktori për të të  shëruar”. Kam thënë “zotëri dua të bisedoj me testatoren në mënyrë që të di gjendjen e saj mendore” dhe kur kam verifikuar që testatorja nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e aktit që po bënte , atëherë menjëherë i kam uruar shëndet dhe jam larguar. Dhe të njëjtën gjë bëjnë edhe noterët e tjerë . Ka familjarë të cilët kontestojnë testamentet në kuadrin e kësaj,nëna nuk ka qenë në gjendje të mirë mendore por edhe nga libreza mjekësore që ka personi , të gjitha.Kur shkon në gjykatë verifikohet se  nuk mund të ketë qenë cështja mendore apo një demencë e theksuar por ka vuajtur nga hipertensioni apo nga diçka tjetër. Gjë që nuk e bën noterin të kundërshtojë testatorin apo testatoren të lëshojë një testament.

Anila Hoxha: Cilat kanë qenë testamentet më të çuditshme që nuk kanë lidhje me pasuritë? Keni testamente që nuk kanë lidhje me pasuritë?

Fatmir Laçej: Që nuk ka lidhje me pasuritë, ka. Ka psh. mund të them psh. një të drejtë autori, mund të them dikush kishte albume të jashtëzakonshme të caktuara në fusha të ndryshme dhe ia linte njërit prej fëmijëve ose në rastin konkret që unë kam patur vetëm me këto. Por, janë të pakta.

Anila Hoxha: Sa dëshmi testamenti shqyrtohen në vit nga Dhoma Kombëtare e Noterisë?

Fatmir Laçej: Vendimet të trashëgimisë testamentare janë kryer 9700.

Anila Hoxha: Sa prej tyre kanë shkuar në gjykatë nga këto 9700 testamente?

Fatmir Laçej: Unë mund të them jashtëzakonisht pak. Për mua janë më shumë problematika të brendshme familjare sesa problematika me noterin.

Anila Hoxha: Faleminderit zoti Laçej.

Share With:
Translate »
59 Views