Pse gratë harrojnë shumë gjatë shtatzënisë
A keni dëgjuar për ‘trurin e shtatzënisë’?
Shumë gra përjetojnë humbje të kujtesës afatshkurtër gjatë shtatzënisë dhe studimet e reja tregojnë se kjo mund të shkaktohet nga një rritje e numrit të hormoneve që kanë efekt në tru.
Nga një studim i bërë në një universitet në Angli, ku e kanë vendosur në provë kujdesën ku mbahet në mend se ku e kanë parkuar veturën ose ku i kanë lënë çelësat.
Studiuesit gjithashtu kanë matur nivelet e një palë hormoneve të seksit në gratë shtatzëna dhe i kanë vënë gratë të plotësojnë formulare për të parë nivelin e stresit dhe për të gjykuar gjendjen emocionale.
Rezultatet e 23 grave shtatzëna janë krahasuar me ato të 24 grave jo-shtatzëna.
Gratë në tremujorin edytë të shtatzënisë kanë dhënë rezultate shumë të dobëta.
Gjetjet, të paraqitura javën e kaluar në konferencën BES të Shoqatës për Endokrinologji në Manchester, Angli, sugjerojnë se nivelet e larta të hormoneve seksuale që qarkullojnë në trupat e grave shtatzëna mund të kenë një ndikim negativ në neuronet në pjesët e trurit përgjegjës për hapësirën kujtesës, veçanërisht hipokampusit.