Pse gratë preferojnë të kalojnë shtatzëninë e tyre gjatë muajve të verës

Dielli, deti, rëra janë tre nga elementet që karakterizojnë muajt e verës.

Moti i ngrohtë dhe freskia e mbrëmjes ju bënë që të keni një qetësi shpirtërore ndërsa po kaloni një periudhe të këndshmë të shtatzënisë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Këto janë disa mënyra se pse është ideale të jeni shtatzënë gjatë muajve të verës

-Ecni me mbathje të lehta

Nuk keni nevojë të lodheni dhe të mbathni këpucë të komplikuara.Gjatë kësaj stine, ndihuni të lira të mbathni këpucë/sandale të rehatshme për të ecur.

-Veshni fustan veror

Kjo ju mundëson që nxehtin veror ta kaloni më lehtë dhe poashtu ju do të ndiheni rehat.

-Mbrëmjet e freskëta

Shëtitjet gjatë mbrëmjeve po që janë ideale për t’i kaluar në muajt e verës.

-Pijet me akull

Pijet të shoqëruara me akull, po që i japin trupit tuaj një freski gjatë stinës së verës.

-Vitamina D

Moti me diell ju mundëson të konsumoni nga dielli vitaminën D e cila është e shëndetëshme për lëkurën dhe bebin tuaj.

Share With:
Translate »
299 Views