Pse Kylie Jenner i shoqëron fëmijët e saj me nga dy roje sigurie?

Kur vjen puna te fëmijët e saj, Kylie Jenner nuk fal.  Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka një vajzë 5-vjeçare Stormin dhe djalin 21-muajsh Aire Webster me ish-partnerin reperin Travis Scott.

Në numrin e ri të revistës Interview, ku ajo u intervistua nga aktorja e “Red Sparrow”, Jennifer Lawrence, ajo tha se ka dy roje sigurie në rotacion për t’u siguruar që të vegjlit e saj janë të sigurt.

Dhe fëmijët kanë krijuar një lidhje me agjentët e sigurimit. Jenner madje tha se vajza e saj ‘e do’ personelin e saj ë sigurisë.

“Unë kam dy sigurime në rotacion për ta dhe ata kanë qenë me mua për mbi pesë vjet. Ajo është shumë e afërt me ta, me të cilën ndihem rehat. Ajo në fakt ka shumë dashuri për ta. Thjesht i them sigurimit tim që të mos jenë kaq seriozisht, që të kenë një marrëdhënie të mirë”, shtoi ylli.

Jenner, 27 vjeçe, shtoi se ajo kurrë nuk kishte roje sigurie kur u rrit me familjen e saj të famshme në Calabasas, Kaliforni, kështu që kjo ka qenë një risi edhe për miliarderen e “Kylie Cosmetics”.

“Po mundohem ta kuptoj gjithashtu sepse nuk kam pasur kurrë sigurim duke u rritur, kështu që nuk e di si është, por përpiqem ta bëj sa më normale dhe miqësore”, tha Kylie, e cila u bë e famshme në moshë tëre me “Keeping Up With The Kardashians”.

Share With:
Translate »
129 Views