Pse mamaja e Markut s’është e preferuara e saj? Rudina flet për 3 vjehrrat që ka patur
Ka nisur programi i dashur “Goca dhe gra” në “Top Channel”. Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Heidi Baci, Xhilda Luzi dhe Jorida Rustemi do të na shoqërojnë çdo të shtunë. E para që ka rrëfyer historinë e saj “pikante” ka qenë Rudina dhe gjejeni për çfarë foli?
Për vjehrrën.
“Unë jam te vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur. Kam dashur një tjetër që nuk e kam më vjehërr, por asaj s’i doja më çunin. Më mirë të dua djalin, sesa vjehrrën. Zgjodha të rro me këtë djalin që dua. Vjehrra ime ka shumë humor, është grua e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi dhe kam zgjedhur mos të jetoj me të”, ka thënë ajo.
View this post on Instagram