Pse mungoi Mbretëresha Elizabeth në fotot e 70-vjetorit të Princit Charles?

Mbrëmjen e kaluar, Kensington Palace vendosi të na tregojë portretin familjar të familjes mbretërore në nder të ditëlindjes së Princit Charles. Fotot e realizuar në kopshtet e Clarence House, tregonin një familje në harmoni me njëri-tjetrin. BBC ka filmuar një dokumentar për 70-vjetorin e tij, ku tregohet jeta e Charles dhe e dy djemve, William-t dhe Harry. Mirëpo, le të kthehemi sërish tek portreti familjar. Besoj të gjithë e keni vënë re se mungon Mbretëresha Elizabeth. Ku ndodhet?

Në foto madje është shfaqur edhe princi Louis, të cilin nuk e kishim parë që nga pagëzimi i tij. Në krahët e Kate, vogëlushi duket një djalë i rritur tashmë. Por, prisni se ka më mirë: Meghan duket se është shkrirë së qeshuri teksa realizohej fotoja. George dhe Charlotte nuk mund të dukeshin më bukur. 5-vjeçari është ulur në prehër të gjyshit, ndërsa Charlotte qëndron e qeshur pranë Camilla-s. Kate dhe William duken si dy prindër të lumtur, por të lodhur dhe duan sa më shpejt që të mbarojë ky set fotografik.

Në tërësi kjo foto duket rastësore, mirëpo ka një kuptim të rëndësishëm. Këtë vit Mbretëresha ka dashur të përcjellë një epokë të re në familjen mbretërore. Ajo ka hequr dorë nga detyrat e rëndësishme duke ia deleguar përgjegjësitë nipërve dhe nuseve të tyre.  Harry sipas sondazheve të kryera së fundmi ka tejkaluar edhe Mbretëreshën dhe është shpallur i preferuari i britanikëve nga familja mbretërore. Gjithsesi, mesazhi i kësaj fotoje është i qartë: Mbretëresha Elizabeth po përjashton veten dalëngadalë për t’i treguar botës fytyrat e monarkisë së re.

View this post on Instagram

#royalfamily

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
717 Views