Pse Nicki Minaj po e rrit djalin pa dado?
Reperja e famshme Nicki Minaj ka gëzuar fansat e saj këtë të premte me publikimin e këngës më të re në bashkëpunim me Mike, WiLL Made-It dhe YoungBoy, Never Broke Again. Kënga më e re e tyre titullohet “What That Speed Bout?”
37 -vjeçarja, filmoi bashkëpunimin ndërsa ishte shtatzënë me djalin dhe sigurisht tregoi shijen e saj të modës në videon e re.
Për pamjen kryesore, Nicki tërhoqi vëmendjen kur u shfaq e veshur me disa zinxhirë dhe një veshje që kishte shenja dollarësh të vendosura në mënyrë strategjike që të mbronte modestinë e saj. Ajo ishte e zbukuruar me litar ari dhe kishte zinxhirë të artë të varur në sythe mbi kthesat e saj të shtatzënisë.
Reperja e kombinoi pamjen me një xhaketë leopardi dhe veshi paruke bjonde me një bisht të stilit të Ariana Grandes.
Ajo dhe partneri i saj Kenneth Petty më 30 shatator u bënë prindër dhe përmes Twitter-it zbuloi një fakt shumë të rëndësishëm, se po e rrit djalin pa dado.
Edhe pse njerëzit vazhdojnë t’i thonë reperes duke komentuar se duhet të mendojë për punësimin e ndihmëses për të voglin e saj, ajo deri më tani ka zgjedhur që të mos e bëjë, sepse mendon se është një vendim i vështirë për tu marrë.





