Pse Paris Hilton nuk i tregoi askujt që do të bëhej nënë, madje as të ëmës?

Paris Hilton po jeton fazën e mëmësisë dhe thotë se ardhja në jetë e dy fëmjëve ka qenë plotësimi më i madh në jetë. Përtej ndryshimit të statusit si një nënë e re, ajo është kujdesur shumë që të jetë një nënë tepër e kujdesshme për të dy fëmijët, Phoenix dhe vajzën London, duke i mbajtur ata larg syve të medias, madje edhe larg familjarëve të ngushtë.

Paris zbulon se gjatë shtatzënisë së fëmijës së parë, ajo dhe bashkëshorti, Carter Reum, e kanë mbajtur të fshehtë lajmin e pritjes së ëmbël, madje çdo anëtar tjetër i familjes Hilton, përfshirë edhe nënën e Paris, Kathy, nuk ishte në dijeni.

Pse Paris Hilton nuk i tregoi askujt që do të bëhej

Gjatë sezonit të dytë të “Paris in Love”, ajo ndan një moment të ëmbël kur i jep lajmin surprizues së ëmës: një djalë i porsalindur që quhet Phoenix. Ky është momenti i parë kur Kathy mban në dorë nipin e saj.
Paris Hilton thotë se ndihet shumë e plotësuar, sidomos pas ardhjes në jetë fshehurazi dhe larg syve të botës të dy fëmijëve me bashkëshortin, Carter Reum.

“Jeta ime ka qenë publike dhe shumë e ekspozuar. Nuk doja që djali im të vinte në këtë botë me energji negative,” shpjegoi ajo. “Jam shumë e lumtur që e bëra në këtë mënyrë, vetëm që unë dhe Carter ta kishim këtë udhëtim së bashku pa ndërhyrjet e botës së jashtme”.

Paris ka qenë gjithmonë në vëmendjen mediatike, por familjen preferon ta mbajë sa më larg “syrit” të medias.

Pse Paris Hilton nuk i tregoi askujt që do të bëhej

Share With:
Translate »
73 Views