Pse priti deri në javën e 30-të për të lajmëruar shtatzëninë? Ellie Goulding tregon arsyen
Muajin që kaloi Ellie Goulding ka pranuar me shumë entuziasëm se është në pritje të bebit të saj të parë. Megjithëse e mori vesh lajmin e bukur që prej gushtit, duket se karantina dhe virusi ka bërë një punë shumë të mirë për ta ndihmuar me fshehjen e lajmit të bukur (bashkë me veshjet e mëdha të bashkëshortit të saj).
Ellie ka rrëfyer për herë të parë për ‘The Telegraph’ pse priti kaq shumë që të lajmëronte pritjen e ëmbël. “Më është dashur kohë që të mbledh mendjen dhe ta pranoj edhe vet si lajm. Unë doja të bëhesha nënë në atë periudhë, por nga ana tjetër nuk e kam definuar ndonjëherë veten nga mëmësia dhe nuk mendoj se të qenurit nënë të bën grua. Por tani që pres beben e parë, kam një entuziasëm të bukur. Në atë kohë kur mora vesh shtatzëninë, sapo kisha publikuar albumin tim të radhës dhe mbarova shkrimin e një libri. Pastaj filloi jeta në ‘lockdown’ dhe ne ndërruam shtëpi. Pasi u sistemuam edhe në shtëpinë tonë të re, ku u bë një banjë e bukur, të cilën kisha shumë dëshirë ta tregoja, mendova se është momenti duhur për të treguar diçka të madhe”, ka rrëfyer Ellie.
Më tej këngëtarja pranoi se ka marrë shumë ndihmë dhe këshilla nga Princeshë Eugenie që sapo e solli në jetë fëmijën e saj dhe nga Katy Perry që është gjithashtu në pritje të ëmbël.