Pse stili i veshjeve të shtatzënisë së Rihanna-s është kaq perfekt?
Pak ditë më parë u zbulua se këngëtarja Rihanna është shtatzënë për herë të parë. Këngëtarja publikoi dje disa foto me barkun e rrumbullakosur, ndërsa dukej si gjithmonë përfekte. Mirëpo ajo që ka rënë në sy është se këngëtarja ka një nga garderobat më të bukura që kemi parë ndonjëherë tek nënat shtatzëna.
33 vjeçarja “theu” rrjetin pak ditë më parë me fotot në street style së bashku me partnerin e saj A$AP Rocky. Çifti u fotografua gjatë një shëtitjeje në fundjavë në Harlem, vendlindja e reperit.
Për të shpallur njoftimin e shtatzënisë, RiRi veshi një pallto ngjyrë rozë të nxehtë Chanel deri në gjunjë nga koleksioni vjeshtë/dimër 1996 , e krijuar ng Karl Lagerfeld. Pasuria dhe luksi, një koncept thelbësor kur flitet për Chanel-in e viteve ’90, mund të shihet në zgjedhjen e aksesorëve të këngëtares, pasi ajo përdori rripa beli vezullues dhe zinxhirë e bizhuteri që i përshtateshin shumë bukur barkut të saj që po rritet. Drejtuesja e Fenty Beauty mbajti një stil casual, duke e kombinuar pjesën e sipërme me një palë xhinse të grisura. Ajo e solli këtë pamje kur në SHBA kishte një stuhi të fuqishme. Asnjë tjetër nuk e ka bërë këtë më parë.

Ajo që bie në sy deri tani është se të gjitha veshjet e Rihanës janë fantastike dhe duket sikur ajo mezi ka pritur të jetë shtatzënë, për t’I veshur dhe për t’I kombinuar kaq bukur. Këngëtarja është parë së fundmi me xhaketa të mëdha dhe pallto oversize në të gjitha daljet që ka patur.
Ajo ka marrë jo vetëm shumë urime për këtë lajm të bukur, por edhe shumë komplimente për veshjet e saj. Sipas kritikëve bebi i vogël do të dyshojë padyshim dollapin më të bukur në botë, të kuruar nga prindërit e tyre, pasi duhet ta pranojmë se edhe A$AP ka një stil modern.

